
Rafaela Pimenta është një prej përfaqësuesve të Erling Haaland. Agjentja braziliane bën pjesë në agjencinë e të ndjerit Mino Raiola dhe në një intervistë për Sky Sports kalon çdo kufi duke treguar shifrën e çmendur për vlerën e sulmuesit të Manchester City.
“Erling Haaland është e ardhmja. Unë mendoj se vlera e tij i kap 1 miliard euro nëse konsiderojmë vlerën e tij sportive, imazhin dhe sponsorat që janë të lidhur me të. Mendoj se ai mund të jetë lojtari i parë që arrin këto nivele.”- u shpreh Pimenta për sulmuesin norvegjez që po pushton botën e futbollit me golat e tij me thasë nga java në javë.
Poll