
Besëlidhja dhe Kamza kanë zhvilluar takimin e tyre të radhës në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Një ndeshje e cila ishte e luftuar deri në periodën e fundit, sheh si fitues ekipin lezhjan. Kjo është dhe fitorja e parë e trajneri Afrim Bilali me ndihmësin e tij Bruno Hoxha të cilët u konfirmuan pak ditë më parë.
Takimi u mbyll me rezultatin e ngushtë 85-78. Besëlidhja tani synon që të ngjitet lart në renditje duke krijuar një shkëputje me Kamzën dhe Vllazninë që aktualisht mbajnë vendet e fundit. Ndeshja u zhvillua në kryeqytet për shkak të mungesës së një pallati sporti në qytetin e Lezhës, dhe pse investimet në fushën e sportit nuk kanë munguar.
Poll