
Paul Pogba prej një kohe të gjatë e ka harruar shijen e fushës. Mesfushori francez I Manchester United u dëmtua këtë sezon, ndërsa edhe pandemia e mbajti jashtë fushe për shumë muaj. E ardhmja e 27 vjeçarit është gjithmonë në pikëpyetje, ndërss për këtë ka folur edhe Adnan Januzaj. Lojtari me origjinë shqiptare dhe francezi janë miq të ngushtë, ndërsa për mediet lojtari belg ka pohuar se Pogba do të qëndrojë në Old Trafford.
"Mendoj se Pogba do të qëndrojë te United. Ne jemi miq të afërt bashkë dhe e kemi njohur njëri-tjetrin qysh fëmijë, atëherë kur jemi aktivizuar te të rinjtë. Familjet tona janë miq dhe mbajnë kontakte, kjo kurrë nuk do të ndryshojë", u shpreh Januzaj. Kështu, lojtari I Sociedad ka "spiunuar" francezin, lidhur me të ardhmen e Pogba.