Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ademi i kënaqur me paraqitjen: Ishte një ndër ndeshjet më të mira që kam bërë tek Erzeni

Shkruar nga NEWSPORT
Ademi i kënaqur me paraqitjen: Ishte një ndër ndeshjet më

Derbi mes Teutës dhe Erzenit, e luajtur në Egnatia Arena, nxorri fitues shijakasit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në të dytën erdhën edhe golat. E para shënoi Teuta me Lorenco Vilën por më pas gjeti përmbysjen e Erzenit që shënoi me Kahrimanovic dhe Nonaton për të marrë përkohësisht vendin e dytë në renditje ndërsa Teuta vazhdon përsëri me rezultate negative. Pas ndeshjes, sulmuesi i Erzenit, Ademi, foli për Oversport.

Asnjë vendas nuk ka shënuar deri tani, a do të jesh ti i pari shqiptar që do të realizojë?

“Nuk ka lidhje fare kush shënon, kemi pas pak mungesë, sepse nuk kemi qenë bashkë shumë kohë, skemi pas shumë komunikim në ndeshje dhe në stërvitje. Jemi përmirësuar në sulm, mesfushë mbrojtje. Ishte një ndër ndeshjet më të mira që kam bërë tek Erzeni”.

Shënoi një tjetër por ti bëre gjithçka mirë deri në fund. A ndjehesh mirë me këtë skemë të trajnerit?

“Ka funksionuar mjaft mirë, unë ndjehem shumë komod si sulmues, kam bashkëpunim të mirë me Patrikun, jemi mjaft të kënaqur shpresoj të vazhdojmë me fitore”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga