
Amir Abrashi ka treguar dhuratat që ka marrë në këtë Euro 2016. Ai ka ndërruar fanellën me Dimitri Payet dhe Xherdan Shaqirin. "Maratonomaku" i kombëtares shqiptare ka zbuluar në këtë mënyrë se kishte marrë nga europiani dy dhurata simbolike, pikërisht bluzat e dy lojtarëve.
“Kam ndërruar fanellat me Dimitri Payet dhe me Xherdan Shaqirin, ishte fantastike”, zbuloi mesfushori për të përditshmen gjermane “Bild”.
Ai ka në plan ta shtojë koleksionin e bluzave, ku thotë që do të shkëmbejë fanellat dhe me Mërgim Mavrajn dhe Admir Mehmedin në kampionatin gjerman.
“Kemi rënë dakord që tani që të shkëmbejmë fanellat me Mërgim Mavrajn dhe Admir Mehmedin”,tha mesfushori kuqezi.
Poll