Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Abrashi humb "derbin" kundër Mavrajt, futbollisti shqiptar në rrezik

Shkruar nga NEWSPORT
Abrashi humb "derbin" kundër Mavrajt, futbollisti shqiptar

Amir Abrashi ka pësuar një dëmtim, i cili pritet ta mbajë largë fushës së blertë dhe për disa javë. Mesfushori shqiptar ka humbur sfidën e ditës së shtunë që Frejburgu luajti ndaj Maincin. Stafi mjekësor vendosi të mos e aktivizojë në këtë takim me shpresën se mund të rikuperohej shpejt, por planet nuk kanë ecur ashtu siç ishin planifikuar.

Abrashi mund të humbë dhe "derbin" ndaj Hamburgut ku bën pjesë Mërgim Mavraj. Mediat sportive gjermane kanë raportuar se mesfushori kuqezi ka bërë një injeksion dhe nuk dihet ende se kur do të jetë gati.

Kujtojmë, që Abrashi ka luajtur vetëm tre ndeshje në kampionatin gjerman këtë vit, një sezon i trishtë për lojtarin kuqezi, i cili nuk po gjen dot formulën për të dalë nga kjo situatë e vështirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga