
Juventus tashmë ka hyrë në një kolaps total, pasi largimi i të gjithë bordit drejtues ka lënë një boshllik të madhë për bardhezinjtë. Tifozët dhe shumë opinionistë kanë ngritur pikëpytjet mbi vijimësinë e Juventusit.
Jo, Juventus nuk rrezikon asnjë përjashtim nga garat si në Champions apo dhe në Serie A. Klubi dhe UEFA kanë dakortësuar një marrëveshje për rikuperimin e humbjeve, deri në vitin 2025. Shifrat e regjistruara do të kenë afatin e tyre për të normalizuar situatën e klubit.
Paolo Cibattini, një ekspert biznesi dhe ish konsulent në UEFA për sektorin e Fair Play Fininciar është shprehur: “Nuk jam i befasuar nga stuhia që po godet Juventusin. Kam parashikuar këtë gjë që para 3-4 vitesh më parë. Juve është e rrezikuar nga sanksionet dhe kufizimet në aksesin gjatë garave sportive, por mbetet për t’u parë.”