Rrjetet sociale janë shndërruar në trend jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën. Shpesh, lajme apo informacione të ndryshme paraqiten për ndjekësit në një formë ose tjetër. Sot, Goldi Halili ka çelur serinë e pyetjeve në Instagramin e vet, ku ka preferuar që t’i ketë anonimë.
Një kërkesë e çuditshme, por e veçantë me sa duket vjen nga lojtarët e moshave. Dikush i kërkon që ta marrë te skuadra e Tiranës. “Do të më marrësh mua te Tirana? Nuk do të zhgënjej. Jam një lojtar shumë i mirë. Jam 18-vjeç”, shkruan ai.
Ndërsa përgjigja e administratores Halili është: “Kontako me Akademinë. Me hapa kampionësh”. Prej vitesh Akademia e kryeqytetasve ka prodhuar lojtarë që i kanë shërbyer ekipit bardheblu, por edhe Superligës në përgjithësi.
[caption id="attachment_662310" align="alignnone" width="1242"] Postimi i Goldit[/caption]