
Shqipëria barazoi dje 1-1 kundër Moldavisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024. Kjo sfidë u zhvillua në orën 18:00 dhe rezultati i saj na kualifikoi zyrtarisht në europianin e vitit të ardhshëm.
Pas takimit ka folur trajneri Sylvinho. Arkitekti i kësaj skuadre u pyet nga gazetari Sokol Xhihani, nëse do ta fitonim atë kompeticion madhor.
Sigurisht në kuadrin e batutës, ku trajneri i kombëtares sonë nuk kurseu të qeshurat duke u përgjigjur: “Po, në ndeshjen e ardhshme luajmë kundër Ishujve Faroe”, përfundoi duke përqafuar gazetarin Xhihani.
Poll