Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"99.9% pranë Cody Gakpo", trajneri në Premier League konfirmon zërat për sensacionin e Boterorit

Shkruar nga NEWSPORT
"99.9% pranë Cody Gakpo", trajneri në Premier League

 

Një nga gjërat që e bën Kupën e Botës më të veçantë është edhe shpërthimi i yjeve të rinj të futbollit. Ashtu si edhe në Botërorit e tjerë edhe në Katar ka disa lojtarë që kanë shpërthyre, një prej tyre është sulmuesi i Hollandës, Cody Gakpo. Futbollisti i Tulipanëve ka shënuar 3 gola në 3 takimet e grupit duke shkëlqyer dhe ndezur interesin e shumë ekipeve europiane.

Klubi i PSV “fërkon” duart pasi në merkaton e janarit, do të mbushin arkat me shitjen e tij. Mirëpo, gjithçka mund të ishte shumë ndryshe pasi në merkaton e verës, Gakpo mund të ishte një lotjar i Leeds United në Premier League. Këtë e konfirmon vetë trajneri i klubit Jesse Marsch.

“Tani është shumë e vështirë për ne sepse Gakpo ka dalë nga mundësitë tona ekonomike. Ne ishim shumë afër në verë, aq afër dhe tashmë kaq larg. Zhgënjyese. Drejtori jonë sportiv ishte në Hollandë duke folur me familjen e tij, ata pranuan kushtet dhe gjithcka tjetër, bisedat po ecnin mirë me PSV, ishim 99.99% pranë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga