
Alvaro Morata ka shkruar një letër falenderimi për gjithë tifozët juventin pasi vendosi të largohej nga skuadra torineze për tu kthyer te Reali Madridit. Futbollisti shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që besuan te vlerat e tij dhe kountribuan që ai të rritej profesionalisht. Pas një qëndrimi dyvjeçar në Torino sulmuesi nuk harron të falendërojë presidentin e Juventusit, trajnerin, stafin teknik, por sidomon në veçanti tifozët, të cilët në asnjë moment nuk nguruan ti jepnin mbështetjen e tyre.
‘’Përshëndetje të gjithëve, nuk është e lehtë për mua të shkruaj këtë letër lamtumire. Unë do të doja të falenderoja të gjithë ata që besuan te mua, duke më bërë të ndihem i lumtur këtu në Torino. Falë presidentit Agnelli, Nedved, Marotta dhe shumë njerëzve të tjerë unë kam kaluar një periudhë të mrekullueshme këtu. Unë falenderoj teknikun Masimiliano Alegri që besoj te unë dhe kountriboi që unë të rritesha profesionalisht. Falenderoj në veçanti tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë në gjithë këto vite. Kudo që do shkoj unë do them me krenari që kam qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe’’, shkruan ndër të tjera Morata.
Ai ndodhet i grumbulluar me Kombëtaren Spanjolle në Francë, ku në tre ndeshjet e para ka shënuar po aq gola.