
Enzo Fernandez duket se ka çmendur Chelsea, paraqitjet e të cilit në Kupën e Botës me Argjentinën kanë bërë që pas tij të vijnë oferta marramendëse. Blutë e Londrës kanë një ofertë të re për shërbimet e argjentinasit, teksa i kanë ofruar Benficas 90 milionë euro dhe 3 lojtarë të tjerë në këmbim.
Sipas “Record”, Chelsea ka një ofertë të re në tavolinë dhe përfshin një tarifë transferimi prej 90 milionë euro plus Hakim Ziyech si të përhershëm si dhe David Datro Fofana dhe Andrey Santos në huazim.
Kjo mund të jetë një ofertë shumë e mirë për skuadrën portugeze, sidosmos për faktin se do të fitonte një shumë të majme dhe gjithashtu tre futbollistë shumë të rëndësishëm.
Poll