Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

9 muaj pa shënuar gol, Richarlison shpërthen në lot pas uljes në stol

Shkruar nga NEWSPORT
9 muaj pa shënuar gol, Richarlison shpërthen në lot pas uljes

Richarlison u fotografua në lot pasi nuk arriti të gjente sërish rrjetën në fitoren 5-1 të Brazilit ndaj Bolivisë. Sulmuesi u hoq nga loja me pak më pak se 20 minuta të mbetura nga loja dhe nuk i mbajti dot lotët teksa ulej në pankinë.

Ai mund të vendoste emrin e tij në listën e golashënuesve, por humbi një mundësi të artë përballë portierit. Pasi dribloi kundërshtarin, ai dërgoi topin sipër traversës vetëm 7 metra larg portës në fillim të pjesës së dytë.

Braziliani ka kaluar një periudhë të vështirë që kur u transferua te Spurs në verën e 2022. Ai shënoi golin e tij të parë në Premier League për klubin në prill në humbjen e tyre 4-3 jashtë Liverpoolit dhe tani kanë kaluar pak më shumë se 9 muaj që kur shënoi për herë të fundit për “Selecao”, atë kundër Koresë së Jugut në Kupën e Botës.

Ka ende shpresë për Richarlison teksa Brazili do të përballet me Perunë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe sulmuesi mund të ketë sërish shanset e tij për të thyer këtë mallkim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga