
Massimo Moratti ka folur për çështjen e Mauro Icardit te Interi. Ish-presidenti i zikaltërve ka deklaruar se argjentinasi meriton një pagë më të madhe, duke mbështetur në këtë mënyrë kërkesën e agjentes së tij, Wanda Nara.
"Çdo vit është nga një problem për rinovimin e Icardit. Mendoj se lojtari ka të drejtë që të mendojë për një kontratë më të mirë, mirëpo mendoj se klubi ka ndërtuar një strategji për ta mbajtur atë në ekip", ka përfunduar ai.
Kujtojmë që Wanda Nara ka kërkuar një pagë prej 9 milionë eurosh në sezon për bashkëshortin e saj.
Poll