
Paraqitjet e Myrto Uzunit në LaLiga kanë shpërblyer shqiptarin. Në përditësimin e vlerave të lojtarëve në treg nga Transfermarkt, sulmuesit të Granadas i është rritur vlera. Në fillim të sezonit ai e nisi me vlerën 7 milionë euro e cila u ngrit në 9 milionë deri pak javë më parë. Tani ai ka shkuar në 10 milionë euro.
Beratasi po zhvillon një sezon të mirë duke shënuar 9 gola e 1 asist në 28 ndeshje, jo keq duke patur parasysh se ndodhet në skuadrën e vendit të parafundit.
Uzuni u grumbullua edhe me Kombëtaren shqiptare, por u detyrua të largohej për shkak të mbingarkesës fizike e tani do të rikthehet në Spanjë te Granada ku do të vazhdojë rikuperimin e plotë.
Poll