Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

85 milionë euro përfundojnë jashtë liste, Ten Hag i prerë me Sanchon: Nuk është i rëndësishëm, favor për ekipin që nuk është ai

Shkruar nga NEWSPORT
85 milionë euro përfundojnë jashtë liste, Ten Hag i

Çështja Jadon Sancho është një temë mjaft e nxehtë në klubin e Manchester United. Sulmuesi ka dalë totalisht jashtë planeve të trajnerit Ten Hag i cili e ka lënë jashtë skuadrës këtë sezon. I pyetur në konferencën për shtyp, holandezi shprehet i prerë se përderisa ai është jashtë liste, nuk është i rëndësishëm.

"Nuk e di, nesër kemi një ndeshje të madhe. Ne kemi shumë ndeshje para dhe programi është i kondesuar. Unë fokusohem në më të mirën e grupit. Ai nuk është në dispozicion, kështu që në këtë moment nuk është i rëndësishëm sepse nuk mund të kontribuojë.

Rikthimi i tij? Kjo nuk ka të bëjë me mua, dhe të jem i rreptë e i sinqertë, kjo është në favor të ekipit. Unë nuk mendoj për atë postimin e tij në rrjetet sociale dhe nuk dua të flas për këtë. Unë dua të fitoj një ndeshje, kjo është e gjitha. Lojtarët që janë këtu dhe në dispozicion, më meritojnë mua. Unë duhet t'i udhëzoj ata, duhet t'i përgatis. Unë fokusohem vetëm te lojtarët që janë në dispozicion", tha trajneri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga