Periudha e vështirë e Dusan Vlahovic me fanellën e Juventusit duket se po rëndon edhe mbi sulmuesin serb. Ish-sulmuesi i Fiorentinës, njëherësh autor i një tjetër paraqitje negative ndaj Lazios, në fakt ka vendosur të “suspendojë” llogarinë e tij në Instagram, për t’u mbrojtur nga kritikat e ashpra të tifozëve të Juventusit.
31 ndeshje, 15 gola dhe 4 asiste këtë sezon ndërsa në 8 paraqitjet e fundit në kampionat nuk ka arritur të tund rrjetën. Një periudhë e vështrë për të dhe kjo vërehet edhe në fushë ne lojës ku lojtari shpeshherë është parë i frustruar dhe i nxitur në veprime për të gjetur dëshpërimisht golin.
Poll