
Vedat Muriqi po shkëlqen në La Liga, teksa deri më tani ka arritur të shënojë plot 8 gola. Sulmuesi i njohur është ngritur në “qiell” nga media e njohur italiane, “La Gazzetta dello Sport”.
Pas një aventure plotësisht në hije te Lazio, kosovari ka gjetur rininë e dytë në kampionatin spanjoll. Mbrëmë ai ishte protagonist në fitoren 1-0 të Mallorcas kundër Atletico Madrid, duke realizuar golin e vetëm të takimit.
“Muriqi, kush do ta kishte menduar?
8 gola në 12 paraqitje në Ligë për Vedat Muriqin, i cili duket se po kalon periudhën më të mirë që prej Lazios. Vetëm këtë sezon, lojtari i datëlindjes 94’ ka shënuar 8 gola, më shumë se të gjithë të regjistruar në aventurën e tyre te Mallorca.
Vulën e fundit e vuri, te goli i fitores ndaj Atletico Madridit, ku Muriqi shënoi pas 16 minutash. Fitorja e dytë radhazi për Mallorca dhe rrjeta e katërt radhazi për ish sulmuesin e Lazios”, shkruhej në median italiane.