
Janë mësuar tashmë 8 ekipet e kualifikuara në çerekfinalen e Champions League. PSG-ja, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Arsenali dhe Manchester City janë ekipet që do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj faze.
Tashmë skuadrat janë të gjithë “sy e veshë” nga Nyoni, ndërsa mësohet se ditën e nesërme do të hidhet shorti. Në Nyon të Zvicrës në orën 12:00 ekipeet do të mësojnë edhe kundërshtarët e tyre në këtë fazë të kompeticionit.
Vlen të theksohet se tashmë të gjitha ekipet mund të përballen me njëra-tjetrën dhe nuk do të ketë më përjashtime siç ndodhi në fazën më parë. Kjo do të thotë se skuadrat e të njëjtin shtetet apo ekipet që kanë dalë nga i njëjti grup mund të sfidohen mes tyre. Gjithashtu të gjitha ekipet do të mësojnë edhe kundërshtarët e tyre të mundshëm të gjysmëfinales në raste dhe do të kualifikohen në këtë fazë.
Kujtojmë se pas shortit të Champions League do të hidhet edhe shorti për Europa League dhe Conference League.