Për shkak të motit të keq, Superliga u shty me një javë. Nga data 21 janar kur ishte programuar, kampionati do të rifillojë më 28 janar.
Pak çaste më parë, FSHF ka dalë me një vendim zyrtar në faqen e saj në Facebook, duke lajmëruar se ajo e datës 21 janar do të rikuperohet më 10 maj, por sipas kalendarit normal me javën që do t’i takojë në atë periudhë. Në këtë mënyrë do të luhet edhe në mesjavë, pra më 10 maj për të rikuperuar javën e humbur të Superligës dhe për të përfunduar kampionatin sipas afatit të përcaktuar që në fillim të sezonit.