
Lautaro Martinez vijon të jetë në qendër të vëmendjes sa i përket një transferimi të mundshëm në Spanjë. Sulmuesi i Interit është pranë Barcelonës dhe mediet iberike bëjnë me dije që katalanasit kanë ofruar 70 milionë euro dhe shërbimet e mbrojtësit Junior Firpo.
Fillimisht, muajin e kaluar, u njoftua se ishte arritur akordi mes Interit dhe Barcelonës, por më pas ishte klubi zikaltër që hodhi poshtë gjithçka. Ndërkohë “El Mundo Deportivo” bën me dije që vlera e Firpos është 41 milionë euro, ndaj shpresohet se këtë herë do të arrihet një marrëveshje mes palëve.
Poll