Arsenali që tani ka filluar të mendojë për merkatën e janarit. “Topçinjtë” kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv dhe drejtuesit i kanë vënë syrin lojtari të West ham.
Bëhet fjalë për Jarrod Bowen. 26-vjeçari ka shkëlqyer me çekanët dhe pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Bowen këtë edicion ka realizuar 5 gola dhe ka asistuar në 2 raste në 8 sfida këtë sezon. “The Sun” ka raportuar se Arsenali është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për transferimin e anglezit në “Emirates Stadium”.
[caption id="attachment_708791" align="alignnone" width="1250"] Jarrod Bowen/ © Credits instagram.com/westham/[/caption]
Poll