
Javë aspak pozitive për Hamburgun e Klaus Gjasulës. Skuadra gjermane barazoi ditën e sotme në shtëpi 1-1 ndaj Karlsruher duke çuar në 5 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore.
Hamburg shënoi golin e parë në minutën e 56-të, ndërsa miqtë barazuan pas vetëm një minutë loje duke I hequr mundësin Hamburg të dalë me 3 pikë. Klaus Gjasula e nisi takimin si titullar dhe luajti për 68 minuta më pas u zëvendësua nga trajneri.
Me këtë barazim, Hamburg renditet në vendin e 3-të me 52 pikë, 5 pikë më pak se vendi i dytë që mbahet nga Greuther Furth I Mavraj dhe 2 pikë larg Holstein Keil I vendit të 4-të që ka 3 ndeshje më pak dhe ka shansin për të ngjitur në renditje.
Poll