
Dje, ka qenë një ditë e veçantë për Shkodrën, pasi është përkujtuar 100 vjetori i lindjes së një prej portierëve të parë të Shkodrës, Halit Laçej. Gazetari i njohur, Dëfrim Methasani, ka përkujtuar këtë datë të veçantë të përvjetorit të lindjes së "porierit fluturues" siç e quan vetë gazetari, një personalitet për të cilin ka respekt jo vetëm qyteti i Shkodrës, por të gjithë ata që e njohën dhe që e rikujtuan edhe njëherë ditën e djeshme.
Statusi i gazetarit Dëfrim Methasani:
"Dite e paharruar sot ne Shkoder, ne kujtesen per nje nga ish te paret portjer te portes shkodrane dhe asaj bardheblu, Halit Laçej. Kupa ne emrin e tij u pasua me dokumentarin e rtsh: "Halit Laçej, portjeri fluturues", nje prodhim i departamentit te sportit dhe bashkautoreve, operatorit te palodhur Agron Hoti dhe mjeshtrit te montazhit, Gjergji Pano. Mirenjohje te gjithe atyre qe bashkepunuan dhe konsulentit Fatmir Mneri, gazetar dhe njohes i mire i historise se futbollit. Se shpejti do te jete ne transmetim".
[gallery columns="1" size="full" ids="162744"]