Frenkie de Jong mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezonit. Për holandezin ka shumë interesime dhe oferta nga skuadra të tjera dhe katalansit duke ditur edhe vështirësitë financiare me të cilat përballen prej vitesh mund të heqin dorë nga shërbimet e tij.
Tottenham në Premier League këmbëngul për shërbimet e tij. “Spursat” kanë bërë gati 60 milionë euro, të cilat do të vihen në tavolinën e drejtuesve spanjollë në mënyrë që të lënë të lirë holandezit. Duke parë interesin e disa klubeve për shërbimet e De Jong, drejtuesit e Barçës mund të kërkojnë të fitojnë më shumë nga shitja e tij. Kontrata aktuale përfundon në qershor të 2026 dhe kjo mund të bëjë që kampionët e La Ligas të rezistojnë ndaj një ofertë të tillë.
Ndërkohë lojtari aktualisht nuk dëshiron largimin nga Barcelona dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim dhe cila do të jetë përgjigja e drejtuesve për 60 milionë eurot e ofruar nga Tottenham.