
Bayern Munich do të synojë të përforcojë skuadrën sa më shumë me element cilësorë në merkaton e janarit. Bavarezët synojnë të transferojnë lojtarë që bëjnë diferencën në mëhyrë që skuadra të arrijë drejt obejktivave të vendosura.
Për këtë drejtuesit prej kohësh kanë nisur të bëjnë gati listat me lojtarë, teksa udhëheq mesfushori portugez i Fulham. Joao Palhinha është objektivi kryesorë i kampionëve të Bundesligës pë rmerkaton e janarit.
Sipas mediave gjermane bëhet me dije se palët kanë nisur bisedimet mes tyre dhe madje drejtuesit gjermanë ndodhen në Angli për këtë çëshjte. Anglezët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij dhe për këtë do të pranonin mbi 55 milionë euro për shërbimet e tij. Kujtojmë se 28-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Fulham deri në vitin 2028.