
Romelu Lukaku ka përfunduar në qendër të merkatos, me sulmuesin belg që ka disa oferta. E ardhmja e tij diksutohet mes Interit dhe Chelsea, teksa gjithashtu interesime ka edhe nga ekipe të tjera. Nuk mungojnë as ofertat milionere nga Arabia Saudite.
Sipas “Sky Sport UK”, belgu ka refuzuar ofertën e Al Hilal. Një ofertë që kapte shifrën e 50 milionë eurove në sezon. Lukaku kërkon të qëndrojë në Europa pasi beson se ende ka shumë për të dhënë për të fituar trofe.
Duket se 50 milionët nuk e kanë bindur lojtarin që ndodhet në pronësi të Chelsea dhe në këtë mënyrë Lukaku u thotë “JO” arabve.
Poll