5 vite si kapiten, Marco Reus merr vendimin e rëndësishëm për sezonin e ri
Shkruar nga NEWSPORT
Marco Reus ka marrë një vendim shumë të rnëdësishme për Borussia Dortmund. Kapiteni i verhdezinjve do të dorëzojë shiritin e kapitenit me të filluar sezoni i ri. Sulmuesi heq dorë nga shiriti i kapitenit pas 5 vitesh si lider.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë lojtari nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit, ku ndër të tjera thekson se është shumë krenar që ka udhëhequr skuadrën për vite me radhë. Ndër të tjera theksoi se do të jenë drejtuesit që do të gjejnë kapitenin e ri të skuadrës.
“Përshëndetje tifozë të BVB, është shumë e rëndësishme për mua t’ju them diçka personalisht. Kam pasur shumë për të menduar gjatë pushimeve të mia dhe kam vendosur të heq shiritin e kapitenit.Për këtë dje kam informuar Edin Terzic dhe Sebastian Kehl, të cilët më lejuan ta mbaj këtë shirit për pesë vjet me krenari dhe nder.Faleminderit për mbështetjen gjatë këtyre viteve. Uroj që Sebastian dhe Edin të gjejnë një pasardhës të mirë. Jam i sigurt se do t’ia dalin”, ka thënë Reus në faqen zyrtare të klubit.
Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Reus rinovoi kontratën me verdhezinjtë për nëj vit dhe tashmë sezoni i tij i fundit nuk do ta shohë me shiritin e kapitenit në krah.