Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

5 fitore radhazi në kampionat, klubi i Kategorisë së Dytë pret premion

Shkruar nga NEWSPORT
5 fitore radhazi në kampionat, klubi i Kategorisë së Dytë

Futbollistët e Flamurtarit pritet të marrin shpërblim për pesë fitoret radhazi në Kategorinë e Dytë. Kryesues të grupit B në këtë ligë, vlonjatët kanë bërë detyrën këto javë, duke mposhtur në fundjavë Gramozin me rezultatin 2-0 në Vlorë.

Përpara nisjes së sezonit, administratori Idrizi i ka premtuar lojtarëve një premio nëse ia dalin të sigurojnë pesë fitore. Diçka e tillë ka funksionuar, me vlonjatët që janë rrugës për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Ndryshimi i strategjisë nga drejtuesit dhe firma me emrat e njohur të futbollit në Shqipëri, ka sjellë rezultatet që aq shumë priten në Vlorë. Kujtojmë se për herë të parë në histori, kuqezinjtë luajnë në kategoritë inferiore.

Poll

Lexo gjithashtu