
Milot Rashica ëhstë një nga lojtarët që po përflitet shumë e ardhmja e tij në këtë merkato vere. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është kthyer në objektivin e Galatasarayn, skuadër me të cilën u shpall kampion sezonin që u mbyll.
Me të përfunduar sezoni Rashicës i mbaroi edhe huazimi dhe u kthye te Norwich, skuadër që zotëron kartonin e lojtarit. Skuadra turke e dëshiron sërish sulmuesin dhe ka nisur prej kohës bisedimet me anglezët për rikthimin e lojtarit në Stamboll.
Por diçka e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi edhe 5 skuadra nga Bundesliga tashmë kërkojnë shërbimet e Rashicës. Sipas mediave britanike emrat e skuadrës nuk janë bërë ende të ditura, por një rikthim në gjermani për 27-vjeçarin mund të ndodhë, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Ëerder Bremer.