
Tenisti grek, Stefanos Tsitsipas dështoi në finale ndaj Novak Djokovic, por siguroi një shumë të konsiderueshme të ardhurash nga ecuria e tij në Astana Open, duke fituar një vend edhe në renditjen botërore. “Nole” nuk la shumë hapësirë reagimi për Stefanos Tsitsipas, i cili dështoi në një tjetër ndeshje për titullin ATP.
Në përgjithësi, kjo ishte finalja e 14-të e humbur për kampionin grek, i cili megjithatë siguroi një shumë të konsiderueshme. Konkretisht ai do të marrë 200mijë euro, ndërsa Gjokoviç i cili fitoi titullin e 90-të në karrierë nga 128 finale të zhvilluara, siguroi shumën prej 400 mijë eurosh.
Poll