Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

4 “motorët” e Laçit, arsyeja pse Mirel Josa beson te “final four”

Shkruar nga NEWSPORT
4 “motorët” e Laçit, arsyeja pse Mirel Josa beson te

Laçi barazoi 1 me 1 me Tiranën në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Bardhezinjtë morën pikë, madje duke barazuar pasi ishin në disavantazh, teksa luajtën mbi 70 minuta me një lojtar më pak. Mirel Josa ka pse beson për zonën e “final four”.

Laçi ka katër “motorë” këtë sezon. Bëhet fjalë për Dajsinanin, Klinti Qaton, Sobowalen dhe Serxho Ujkën. Të katërt këto lojtarë kanë luajtur mbi 2100 minuta secili në 25 javë të kampionatit. Asnjë skuadër tjetër e kampionatit shqiptar nuk e ka një grup të tillë aktualisht.

Mungesa e dëmtimeve dhe forma e mirë që këto lojtarë po kalojnë në pozicionet përkatëse, mund të quhen një sekret i Laçit të Mirel Josës. Bardhezinjtë janë 5 pikë larg zonës së “final four” dhe kanë të drejtë të besojnë.

Në ndeshjen e radhës ata presin Skënderbeun të premten, ora 13:30 në Laç. Bardhekuqtë janë rival i drejtpërdrejtë dhe kjo sfidë pritet me mjaft interes si do shkojë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga