
Sot në ‘Përparim Thaçi’, para medieve e në prani të strukturave të klubit Liria, trajnerëve, vijuesve të shkollës dhe tifozëve u bë prezantimi i trajnerit të ri të KF ‘Liria’, Bledi Shkëmbi.
Ai u shpreh shumë i lumtur për ardhjen te Liria, njofton klubi prizrenas.
“Jam i lumtur për ardhjen time këtu dhe për besimin e dhënë.Shpresoj që bashkë me drejtues të klubit të bëjm më të mirën’, ka thënë fillimisht Shkëmbi.
Bledi Shkëmbi, ka thënë ndër të tjera se do të shohë se cilat janë mungesat në klub, dhe më pas të sjell lojtarë edhe nga kampioanti shqiptar, të cilët medoemos do të bëjnë diferencën.
Ai, tha qe do të ketë shumë punë profesionale, pasiqë ka sjellur me vete edhe trjanerin atletik (kondicional) , Iris Selimi, që po ashtu ka rëndësi të madhe për pargatitjen e skuadrës.
Kryetari, Mirsad Çollaku pohoi se zgjedhjet për prurjet e reja, transferet në skuadër, do të jenë ekskluzivisht zgjedhje e trajnerit Bledi Shkëmbi.
Ndërkaq, Çollaku, foli për objektivat afatgjatë të klubit dhe projektin i cili synon t’i rikthejë namin Lirisë