Nuredin Orelesi është kthyer sërish në vëmendjen e futbollit shqiptar, pasi dje u pa i veshur me fanelën e Apolonisë. Fierakët humbën me rezultatin 2-1 në takimin miqësor përballë Flamurtarit, ku ra në sy Orelesi që fitoi disa minuta gjatë pjesës së dytë.
Kujtojmë se 33-vjeçari ka fituar 4 tituj kampion me fanellën e Skënderbeut veshur. Mesfushori mesa duket kërkon të rikthehet sërish në Shqipëri.
Që pas eksperiencës me Kamzën në vitin 2019, Orelesi nuk luante në futbollin shqiptar dhe nuk dihet nëse është aktivizuar jashtë Shqipërisë. Të dhënat për të mungojnë, por një gjë dihet që tashmë Apolonia e ka në provë dhe mund ta bëjë pjesë të saj.

Poll