
Ish lojtari I Leçes Davide Petrachi është një ndër 37 e arrestuarit të mëngjesit të sotëm në Leçe të Italisë për trafik droge e armësh.
Mediat italiane i japing zë lojtarit që ka rënë në pranga. 32 vjecari ka qenë një nga portierët e Leçes për 7 sezone, duke qenë edhe në serinë A, deri në 2014-2015 dhe më pas ka luajtur në serinë D. Petrachi thërritej "futbollisti" ose "portiere".
Hetimet që cuan në 37 arrestime kanë filluar në vitin 2015 dhe sot kanë dalë në konkluzionin e arrestimeve pasi kishin provuar më parë edhe lidhjen me Sacro Corona Unita, një nga nukeat më mafioze në Itali. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar hashash, cocainë, heroinë, 4 detonatorë, dy eksplozivë artizanalë, një kallashnikov si dhe 5 pistoleta.