
Armando Broja është në qendër të merkatos dhe mediave në muajt e fundit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare me shumë gjasa do të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së janarit, pasi kërkohet nga disa ekipe.
West Ham vazhdon të këmbëngulë për shërbimet e tij dhe “Çekanët” janë në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit. Duket se cilësitë e 22-vjeçarit pëlqehen nga drejtuesit e West Ham, të cilët janë të gatshëm të “sakrifikojnë” për të siguruar shërbimet e talentit kuqezi.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se 35 milionë euro kërkon minimalisht Chelsea për të lënë të lirë Brojën dhe skuadra nga Londra Lindore duket se është më e gatshme se kurrë për të paguar këtë shumë.
Poll