Flamurtari- Prishtina ishte takimi i parë që u zhvillua në kampionatin që sot po përfaqësohet denjësisht në arenat europiane. Takimi i zhvilluar në Prishtinë mes dy ekipeve shënoi startin e një epoke të re, atë të kampionatit të Kosovës që sot njihet si Superliga.
Rrethanat e atij takimi sot kanë lënë një gjurmë të madhe në histori, pasi pushtimi serb kishte shkaktuar dëme të mëdha. Ky takim mes Flamurtarit dhe Prishtinës ishte pikënisja e një rrugëtimi që do kishte ndikim të madh si në futboll dhe në të ardhmen e vendit. Sot Ballkani ka ngritur lart vlerat duke përfaqësuar denjësisht futbollin e Kosovës në skenën e madhe të Conference League.
Një takim falenderues është zhvilluar nga presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë z.Agim Ademi dhe veteranëve të dy ekipeve të asokohe. Mirënjohje dhe respekt për kontributin e sakrificën që dhanë për themelimin e një Lige që sot është e pavarur dhe po korrë sukses.
Foto nga takimi: