
Kylian Mbappe është në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere. Sulmuesi francez mund të transferohet te Al Hilal në Arabinë Saudite. Megjithatë ende asgjë s’është vendosur. Mediet e huaja kanë nisur nga puna prej kohësh përe të gjetur destinacionin final të tij.
“L’Equipe” raporton se Inter ka tentuar në fshehtësi për të fituar shërbimet e lojtarit. Por, fillimisht zikaltërit do të vepronin bazuar në mundësitë e tyre financiare. Real Madrid qëndronte në vendin e parë, por Inter tentoi t’i afrohej yllit francez.
Pritet të shihet se çdo të ndodhë, pasi për Kylian Mbappe ka mbërritur një ofertë prej 300 milionë eurosh për PSG-në nga Arabia Saudite, ndërsa rroga e sulmuesit do të jetë historike: 700 milionë euro në sezon.