
Marcus Rashford shënoi 30 gola për Manchester United në sezonin 2022-2023, por për trajnerin Erik ten Hag nuk mjafton duke e sfiduar atë që të "ngrejë standartin".
Ten Hag u tha gazetarëve kur u pyet se çfarë kërkon nga Rashford në sezonin e ardhshëm.
“Për Rashyn ne presim që ai të ngrejë standartin. Ai pati një sezon të mirë vitin e kaluar, por kjo nuk jep garanci për një tjetër sezon të mrekullueshëm. Gjithçka duhet të jetë e konstante, baza e tij, qëndrimi, stili i jetesës etj.
Por edhe të punojë në lojën e tij, të punojë në mënyrën e lojës për veten dhe brenda ekipit. Ne jemi në kërkim të golave dhe Rashy në këtë moment dëshmoi se ka një rekord shumë të mirë golash. Por për vete ai dëshiron të bëjë hapin tjetër dhe të shënojë më shumë gola se sezonin e kaluar”, tha holandezi.