
Egnatia, Vllaznia dhe Tirana janë 3 klubet që po luftojnë aktualisht për 2 trofetë më prestigjoz në Shqipëri. Të trija skuadrat janë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa formula e re e kampionatit shqiptar u jep të drejtën të ëndërrojnë titullin kampion.
Egnatia dhe Vllaznia mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dy në kampionat. Tirana ndodhet në të pestin, vetëm 1 pikë larg zonës së “Final Four”. Në Kupën e Shqipërisë shorti ka përplasur në gjysmëfinale Egnatian dhe Vllazninë, duke i garantuar njërës prej tyre finalen e madhe.
Çifti tjetër është Tirana – Kukësi. Verilindorët janë të fokusuar te gara për mbijetesë, ndërsa Kupën e shohin si shpresën e fundit për Europën dhe 1 trofe këtë sezon. Gjithçka është e hapur dhe do vendoset këto 2 muaj.