Vedat Muriqi po bën një sezon spektakolar në aspektin personal me skuadrën e Mallorcas. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk mundi të ishte mbrëmë protagonist me gol, megjithatë arriti të jepte kontributin e vet për fitoren kundër Celta Vigos në transfertë.
Shtatlarti i fazës ofensive ka bërë një postim në rrjetet sociale ku duket mjaft i lumtur dhe i motivuar njëkohësisht.
Edhe pse nuk shënoi, “Pirati” shkruante në Instagramin e vet: “Ecim përpara ekip”. Pas fitores minimale 1-0 në transfertë, Mallorca bashkë me Muriqin arritën të siguronin matematikisht qëndrimin në La Liga.
[caption id="attachment_689074" align="alignnone" width="402"] Postimi i Muriqit[/caption]
Poll