Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

3 gola dhe gabimet e portierit, Real Madrid 'mbret' i Europes për të tretin vit rradhazi (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
3 gola dhe gabimet e portierit, Real Madrid 'mbret' i Europes për

Minuta e 50-të në Kiev dhe Real Madrid ka kaluar në avantazh në finale. Një gabim trashanik  i portierit Karius duke dhënë një top që e kishte në zotërim do sillte golin.

Sulmuesi francez do zgjaste këmbën ndoshta pa një pretendim të madh, por topi përfundoi në rrjetë dhe kështu finalja është zhbllokuar.

 

Ndërkohë ka barazuar Liverpool me një korne ku Mane ishte në momentin e duhur duke barazuar shifrat në 1-1.

 

Një 'çmenduri' ka dhuruar Bale në finalen e Champions League. Uellsiani i sapo futur në fushën e lojës ka realizuar me një rroveshatë duke dërguar shifrat në 2-1 për Real Madrid. Një finale e paimagjinueshme në Kiev mes Liverpool dhe Real Madrid deri në këto momente.

Real Madrid i vë 'vulën' finales. Është sërish Gareth Bale nga distanca që gjen të papërgatitur Karius i cili sheh topin pas shpine. Gafë e gjermanit dhe madrilenët prekin kupën e 13-të në historinë e tyre.

 

Real Madrid është 'mbret' i Europës për të tretin vit rradhazi. 'Galaktikët' nuk falin as kundër Liverpool ku në Kiev fitojnë me rezultatin 3-1. Eksperienca, por edhe gabimet e portierit të Liverpool ndikuan në këtë finale. Do ishte Real që do kalonte para me Benzema, por nuk do kalonte shumë dhe do barazonte Mane për 'the reds'.

Futja në fushë e Bale do ndryshonte gjithçka pasi uellsiani realizon me anë të një rroveshate të jashtëzakonshme ndërsa më pas do shënonte të dytin personal dhe të tretin për 'merengues' pas gabimit të Karius. 3 gola për kupën e tretë rradhazi dhe të 13-tën në histori për  Real Madrid që tregojnë se Champions League mbetet kompeticioni i tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga