
Kukësi fitoi dje 2-0 kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Në fushë për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu ishte edhe Simon Rrumbullaku. Mbrojtësi i majtë është rikthyer në fushë pas një dëmtimi të gjatë.
Sot, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa uron për Vitin e Ri 2019-të. "Dje fituam. Ishte performanca e fundit për këtë vit. Uroj për një vit më të mirë me shëndet dhe fat", shkruan shtatshkurtri i linjës së majtë të mbrojtjes kuksiane.
[gallery size="full" columns="1" ids="311531"]
Poll