Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

25 milionë euro në ndihmë të ushtrisë ukrainase, presidenti i Shakhtar zbulon detajet e transferimit

Shkruar nga NEWSPORT
25 milionë euro në ndihmë të ushtrisë ukrainase,

Mykhailo Mudryk kaloi te Chelsea për shifrën e 100 milionë eurove, ndërsa cilësohet si një nga tranferimet më të goditura, duke parë edhe talentin e 22-vjeçarit.

Sulmuesi ukrainas kaloi nga Shakhtar Donetsk duke bërë kështu hapin e madh në “Stamford Bridge”, ku edhe u zyrtarizua ditnë e djeshme. Pas lëvizjes, presidenti i Shakhtar Rinat Akhmetov ka dhënë tani detaje të plota mbi transferimin dhe zbuloi se skuadra e Graham Potter luan kundër Shakhtarit në një miqësore në një ‘Donetsk ukrainas’ si pjesë e marrëveshjes.

Në një deklaratë të gjatë nga ana e presidentit tëë klubit ukrainas bëhet e ditur gjithashtu se 25 milionë euro nga shitja e Mudryk do të shkojnë në ndihmë të Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

“FC Shakhtar ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare me Chelsea FC dhe kështu futbollisti ukrainas Mykhaylo Mudryk do të vazhdojë karrierën e tij me Blutë në kampionatin më të fortë kombëtar, Premier League.

Së pari dhe më kryesorja, dua të falënderoj të gjithë botën e qytetëruar për ndihmën e Ukrainës. Sot ne jemi në gjendje të flasim për futbollin ukrainas falë ushtrisë ukrainase, popullit ukrainas dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të gjithë botës së qytetëruar. Vetëm duke bashkuar përpjekjet do ta mposhtim të keqen që ka ardhur në shtëpitë tona

Unë po ndaj 25 milionë euro sot për të ndihmuar ushtarët tanë, mbrojtësit dhe familjet e tyre. Paratë do të përdoren për të mbuluar nevoja të ndryshme,  nga ofrimi i trajtimit mjekësor dhe protetik dhe mbështetja psikologjike deri tek përmbushja e kërkesave specifike.

Për të siguruar transparencë, projekti do të ketë një ekip profesional të pavarur që do të jetë në kontakt me mbrojtësit e Azovstal, familjet e tyre, ofruesit e kujdesit dhe vullnetarët”, ka theksuar mes rreshtash kreu i Shakhtar Donetsk.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga