
Erling Haaland është padyshim njeriu i mbrëmjes së sotme në Champions League. Sulmuesi i njohur arriti të shënonte dy herë për llogari të Manchester City-it duke i dhënë fitoren skuadrës angleze kundër Sevilla-s.
Norvegjezi duket i pandalshëm. Me dopietën e tij, ai ka arritur kuotën e 25 golave në Champions League, në 20 ndeshje të luajtura. Mesatarisht ka shënuar 1 gol çdo 54 minuta.
Fakt interesant është se ai ka realizuar në çdo debutim të tij në Champions League. Me City-in e bëri sot, kurse më parë ka shënuar në sfidat e para kur luante me Borusia Dortmund dhe Salzburg.
Poll