
Christian Eriksen ka refuzuar rinovimin me Tottenham. Mesfushori danez ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me skuadrën angleze që përfundon në fund të sezonit.
Tottenham i ka ofruar rreth 221 mijë euro në javë, por një gjë e tillë është refuzuar nga lojtari pasi dëshiron të ndryshojë ambient. Real Madird, Atletiko Madrid dhe Juventusi janë disa nga skuadrat që kanë shfaqur interesim për të dhe në janar, Eriksen mund të zgjedh skuadrën e tij të re pasi një gjë e tillë lejohet në rregulloren e UEFA-s.
Poll