Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

22 gola dhe asiste në 15 ndeshje, Haaland gjen “rivalin” e tij

Shkruar nga NEWSPORT

Erling Haaland është padyshim njeriu i momentit në botën e futbollit. Norvegjezi po “pushton” çdo fushë që shkel teksa ka shënuar 19 gola dhe 3 asiste në 12 ndeshje me Manchester City. Shifra vërtetë të frikshme për një lojtar futbolli. Golat me thasë bëjnë të duket se rivalët janë shumë larg tij por ja që nuk është kështu.

Cody Gakpo është sulmuesi i PSV në Holandë i cili gjithashtu po zhvillon një sezon fantastik. 23-vjeçari po merr për dore ekipin e tij teksa në 15 ndeshje këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe dhuruar 10 asiste duke u bërë futbollisti i vetëm në Ligat kryesorë që realizon 10+ gola dhe 10+ asiste. Ai ndodhet në kuotë të barabartë me Haaland, 22 gola/asiste secili.

[caption id="attachment_661718" align="alignnone" width="240"] Statistikat e Haaland dhe Gakpo[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga