
Barcelona i ka dalë në mbështetje lojtarit të saj, Leo Messit. Ky i fundit u dënua nga Gjykata Supreme e Spanjës me 21 muaj burg për mashtrim tatimor. Për këtë ka reaguar zyrtarisht klubi katalanas, ku përmes zëdhënësit për shtyp, Josep Vives, deklaroi:
“Klubi e përsërit, edhe një herë, se e përkrahim plotësisht Messin, babanë e tij Jorge Messi dhe familjen e tij. Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu e ka kontaktuar familjen e lojtarit për t’ia shprehur përkrahjen. Klubi do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë Leo Messit, babait të tij, dhe familjes së tij”, ka përfunduar ai.
Poll