
21 gola në 25 ndeshje tregojnë shumë. Timo Werner po ia del të bëjë një sezon të shkëlqyer me Leipizg, me gjermanët që kanë në "gjirin" e tyre një super sulmues. Golat e shënuar nuk janë vetëm në kampionat, por edhe në Champions League. Kualifikimi ndaj Tottenham erdhi edhe falë meritës së tij. Krahasuar me vitin e kaluar, Werner ka dukshëm përmirësim pasi në fund të sezonit ai numëronte vetëm 16 gola.
Nuk dihet se sa "rrjeta" do "tundë" pasi kampionati vijon por me siguri ky sezon nuk harrohet kollaj. Edhe pse në një skuadër jo shumë të madhe dhe me emër, sulmuesi arrin të bëjë diferencën. Interesimi i skuadrave të mëdha do vijë dhe vera është në "prag". Gjithsesi, vështirë se Leipzig do pranojë rë privohet nga shërbimet e Timo Werner.