Nike dhe Barcelona kanë zbuluar se si do të jetë fanella e blaugranave për sezonin e ardhshëm. Për ndeshjet që do të luhen në shtëpi firma amerikane ka zgjedhur një fanellë që ngjan deri diku me atë të sezonit 2016/2017, vit në të cilin Barça eleminoi me remuntada PSG nga Champios League.
Përpara janë tre shirita, dy të kuqe dhe një blu në mes. Ndërsa pjesa e sipërme tek supet është e gjitha me blu. Ngjyrat e fanellës janë më të çelura se të asaj të këtij sezoni.
Këto ngjyra më të çelura janë ato që jemi mësuar të shohim të veshin gjithnjë lojtarët e Barçës ndër vite.
[caption id="attachment_688552" align="alignnone" width="778"] Fanella e Barcelonës 2023-2024[/caption]
Poll